Vasil Kallupi është shqiptari i parë që u zbulua nga dokumentet e “Pandora Papers”, për shumat marramendëse të parave që qarkullojnë në parajsat fiskale.

Sipas këtyre dokumenteve sekrete të rrjedhura në publik, rezultoi se Vasil Kallupi kishte përfituar 3.6 milion euro nga kontraktori i OST, të derdhura në kompaninë e tij e konsulencës ‘AL Energy Transmission’ me disa këste nga kompania Energoinvest.

Për këtë çështje ka ardhur reagimi i parë nga vetë ai , ku në deklaratën e tij biznesmeni thotë se të gjitha këto janë shpifje, teksa shton se është keqpërdorur informacioni i atyre dokumenteve.

Ai thotë se do ta hedhë në gjyq gazetarin që publikoi këtë lajm, ndërsa shprehet se kompania e tij i ka publikuar të gjitha bashkëpunimet që ka bërë dhe nuk ka fshehur asgjë.