Një person i cili është rrëzuar nga kati i nëntë i një pallati ka mbijetuar. Ngjarja ka ndodhur në Jersey City në New York, kur 31-vjeçari sic raportojnë mediat amerikane u hodh nga dritarja e ndërtesës.

Ai ka marrë plagë të rëndë, por dëshmitarët thonë se pasi është rrëzuar ka tentuar të ngrihet duke pyetur: Çfarë ka ndodhur?

“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe nuk mendova se ishte një person në fillim” tha një 21 – vjeçare e cila pa të gjithë skenën.

“Dritarja e pasme e makinës shpërtheu. Pastaj filloi të bërtiste. Krahu i tij ishte i shtrembëruar i gjithi”, tha deshmitarja.

Ajo menjëherë ka njoftuar policinë, ndërsa thotë se bëri foto dhe video për të dëshmuar të gjithë ngjarjen.