Pretendimet tronditëse të torturave dhe përdhunimeve të tmerrshme të të burgosurve në burgjet ruse, të shoqëruara me video të publikuara në mediat ndërkombëtare kanë shkaktuar tronditje.

Fotografitë dhe videot e torturave dhe përdhunimeve çnjerëzore u nxorën në dritë nga ish i burgosur në burgjet ruse, Vladimir Osetskin. Ai ka në posedim shumë më tepër material, i cili vërteton ekzistencën e një qarku të organizuar torturash dhe përdhunimesh, nën urdhrat, në fakt, të administratës së burgut.

Si refugjat në Francë, Osetsky nxori në dritë zbulimet tronditëse në gazetën franceze “Le Monde”, e cila vërteton ekzistencën dhe vërtetësinë e rreth 1.000 videove të ish-të burgosurit. Ai aktualisht është aktivist që merret me mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve dhe raportimin e krimeve që ndodhin brenda burgjeve.

Vdieoja e parë, shkurt 2020 nga një mijë të tilla tregon një të burgosur me krahët dhe këmbët e lidhura duke bërtitur nga dhimbja ndërsa përdhunohet. Siç shihet në video, një i paraburgosur mban të arrestuarin, një tjetër e përdhunon dhe një i tretë e filmon, madje edhe me pajisjet e administratës së burgut.