Një automjet është djegur, pak pas mesnate në Korçë. Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë rreth orës 01.00.

Sipas policisë mjeti ka qënë i parkuar në banesën e një shtetasi i cili nuk rezulton problematik ndërsa ende nuk dihet nëse flakët që kanë përfshirë mjetin janë shkaktuar në mënyrë aksidentale apo të qëllimshme.

Ekspertët ndërkohë po bëjnë kqyrjen e mjetit për të zbardhur shkaqet.