Një grup personash janë konfliktuar pasditen e së shtunës në Korçë. Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur rreth 17:20, në lagjen nr. 17, në rrugën “Muzakajt”. Si pasojë e konfliktit të çastit ka mbetur i dëmtuar nga mjete të forta një shtetas me iniciale  E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, personat e tjerë të përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.