Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për një televizion spanjoll se është koha që BE të nisë negociatat formale me Shqipërinë. Rama u shpreh se perceptimet në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë të bëjnë me të shkuarën dhe ata që e kanë parë nga afër, kanë gjetur një realitet ndryshe.

“Po është vizita e parë e këtij niveli. Ndihem mirë sepse ka një potencial të madh në marrëdhëniet tona. Do doja të vija në dukje  se Sanchez se në të kaluarën e ka njohur të shkuarën e konflikteve në rajonin tonë dhe ka ndjeshmërinë për të na mbështetur. AI kërkon që Spanja të jetë e pranishme në zonën tonë dhe ky është lajm i mirë për ne.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F2105238309628787%2F&show_text=false&width=560&t=0

Mund të them se nuk flitet më se çfarë bëjmë ne. Jemi vende që duhet të bëjmë shumë për të qenë pjesë e BE por meritojmë të hedhim hapa të tjerë dhe të nisim negociatat. Perceptimet kanë të bëjnë me të shkuarën. Por mund të them se të gjithë e thonë dhe një numër I madh turistësh spanjollë që vijnë në Shqipëri, që ka një diferencë mesa asaj që perceptohet nga larg dhe asaj që shohin” u shpreh Rama.

Në lidhje me tensionet me Kosovës dhe Serbisë, Rama theksoi se se lajmi i mirë është se ato zhduken sepse palët kanë nisur të flasin, ndryshe nga e shkuara. Ai bëri thirrje për njohjen e Kosovës si kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Tensionet janë pjesë e procesit. Ne nuk mund të presim proces paqeje pa tensione. Këtu lajmi i mirë është që tensionet shfaqen dhe zhduken sepse të dy palët kanë nisur të flasin. Nuk është më si në të shkuarën. Takimi kemi takime rajonale, me samite. Kosova është problem i fundit i hapur dhe i pazgjidhur nga Jugosllavia dhe njohja e Kosovës dhe është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë

Ne e dimë shumë mirë që pozicioni I Spanjës nuk ka të bëjë me shqiptarët apo Kosovën por me historinë dhe problemet e saj të brendshme. Por duhet të bëjmë të qartë se nuk mund të bëjmë krahasime me historinë personale të Spanjës dhe Kosovës”, deklaroi Rama.

Ndërsa referuar ndikimeve të jashtme në rajon, Rama u shpreh se Ballkani nuk duhet të mbetet në zonën gri ku aktorët e tjerë mund të luajnë lojën e tyre.

“Ballkani është i rrethuar nga kufij europianë. Diçka që nuk ka kuptim dhe nuk është e përshtatshme për historinë që kjo pjesë ndodhet në zonë gri ku aktorët e tjerë mund të luajnë lojën e tyre. Ne nuk na shqetësojnë këto aktorë sepse për ne Europa për ne është besim”, tha ai.