Pothuajse 64 milionë euro në një muaj, mbi 750 milionë euro në vit, kjo është kostoja për të trajtuar në spital njerëzit e pavaksinuar që sëmuren me Covid. Në Itali kjo kosto përballohet taksat e paguara nga tatimpaguesit. Të dhënat dalin nga një studim i Shkollës së Lartë të Ekonomisë dhe Menaxhimit të Sistemeve Shëndetësore (Altems) të Universitetit Katolik, i cili mori në konsideratë ditët nga 20 gushti deri më 19 shtator 2021. Periudha në të cilën 5,798 persona të pavaksinuar përfunduan në spital ku konkretisht 691 në kujdes intensiv, 6489 në tërësi. Shpenzimet ishin saktësisht 63,811,181 euro, nga të cilat 46,501,415 për shtrime në spital në zonën mjekësore dhe 17,309,766.11 në kujdes intensiv.

Në analizë, numri i ditëve të shtrimit mesatar në spital u diferencua: 11.3 ditë për pacientët që shtrohen në spital (Mjekësi e Brendshme, Pneumologji, Sëmundje Infektive), dhe 14.9 për ata që kanë nevojë për kujdes intensiv. Kostoja ditore e pacientëve të shtruar në spital u vlerësua në 709.72 €, ndërsa për kujdesin intensiv ishte 1.680.59 €. Jo vetëm kaq: raporti thekson se 94% e të pavaksinuarve nuk do të ishin shtruar në zonën mjekësore nëse do të ishin të imunizuar. Dhe 96% do të kishin shmangur shtrimin në spital në një zonë kritike.