Pfizer ishte kompania që na mundësoi 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID duke sjellë dhe nisjen e vaksinimit në vendin tonë.

Drejtori Ekzekutiv i Pfizer-it, Albert Bourla ka ardhur për vizitë në vendin tonë dhe sot së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë qenë në ambietnet e Qendrës se Vaksinimit “Air Albania”.

Nga atje Borula tregoi detaje të vizitës së parë me Ramën, duke thënë se e ka impresionuar. Duke e quajtur Ramën një lider jo vetëm të vendit tonë por edhe të ballkanit, Borula shtoi se Rama i ka dhënë dhuratë një pikturë të tij.

“Dua të falënderoj kryeministrin që më ftoi në Shqipëri. Ai është një lidër jo vetëm në Shqipëri por dhe në ballkan. Ai erdhi në neë york për të folur për vaksinën, isha i suprizuar sepse asnjë na vizitonte në atë kohë sepse ishte periudhë e vështirë. Unë i  thashë për telefonatë por ai tha dua të vij vetë. Është e qartë që ai jo vetëm shqetësohet për vendin por ka një plan për vaksinimin.Isha i lumtur të ndihmojë Shqipërinë, jam i impresionuar me Ramën, që nga hera e parë ne jemi takuar përsëri dhe unë dua të them se sdo e harroj dhuratën që më dha një piktura të bërë nga vetë ai kur erdhi më vizitoi për herë të parë”, tha Borula.

“Është bërë një mik i Shqipërisë kur na hapi derën kur shkuan për Pfizer. Në një kohë që skishim asnjë prespektivë të qartë. Folëm gjatë në Neë York, na dha fjalën se do bënte gjithçka për ta zgjidhur,  falë angazhimit të tij ne morëm vaksina përpara të tjerëve.

Dua tja shpreh dhe atij vetë në shqip atë që dua të përsëris, mirënjohje pafund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, shtoi drejtuesi i Pfizer.