Për ndeshjen me Poloninë jashtë shitur 22 mijë bileta, kapaciteti i plotë i stadiumit “Air Albania”. Pra, nuk flitet për zbatim të rregullave anti-Covid, për distancim social e të tjera. FSHF-ja ka kërkuar nga njerëzit e medias vetëm të mos pinë duhan në stadium dhe ta mbajnë maskën deri mbi hundë, pa e ulur për asnjë moment.

Po te tifozët e ngjitur si “sardele”, a nuk depërton koronavirusi?! Sigurisht që po. Megjithatë, FSHF-ja do ta shfrytëzojë rastin maksimalisht për të fituar edhe financiarisht. Presidenti Armand Duka bëri me dije se nisur nga kërkesat, nuk mjaftojnë jo 22 mijë bileta, por 220 mijë të tilla për ndeshjen ndaj Polonisë, vendimtare për kualifikimin e kuqezinjve në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Deri më tani, instituicionet shtetërore kanë heshtur, ashtu si ministria e Shëndetësisë. Ka qenë ish-zv.kryeministri Erion Braçe, ai që ka dhënë alarmin me një status në rrjetet sociale:

“STADIUMI PLOT?

ME 40% MBULESE VAKSINALE? ME KETE NUMER INFEKTIMESH DITORE VECANERISHT NE TIRANE?

ME KETE NUMER VDEKJESH?

Per me teper, kur ne po shtyjne çeljen e universiteteve jave per jave, pikerisht per te arritur mbrojtjen vaksinale e shmangur vatra infeksioni?! Shikoni, e kuptoj qe deshira eshte shume e madhe, nevoja, pasioni gjithashtu;

Por kujtoni dramen e BERGAMOS pas asaj ndeshjeje ne “San Siro”!

Nuk demton, perkundrazi e kthen nje ambjent te sigurt nje norme prej 40-50% te vendeve ne stadium, ne distance e me maska!

E di, i kam degjuar boll ato fjalite “klubet plot”, “shkollat hapur”, “autobuset po plot”, “koncertet e kastes”, “premierat e Xhejmsit” etj, etj:

Por shihini tabelat me te dhenat e Italise, Spanjes, Gjermanise;

NJE VAKSINE DUHEJ, DUHET PER TE QENE TE LIRE! Dhe shihini stadiumet e tyre si funksionojne!

Pa VAKSINE dhe te PAPERGJEGJSHEM, vec ky ne foto mund ta katandise! VAKSINA ESHTE LIRI!”.