Florian Binaj dhe Irgen Çela iu bashkuan sot protestës kundër rritjes së çmimeve. Aktorët e njohur të Portokallisë u shprehën se po protestojnë në shesh kundër padrejtësive që po u bëhet qytetarëve. Artistët thanë se presin edhe kolegët e tjerë t’i bashkohet turmës. Kjo është protesta e dytë e mbajtur në Tiranë kundër rritjes së çmimeve të shportës dhe energjisë elektrike.