Drejtori i OSHEE-së Ardian Çela thotë se kriza energjitike ka prekur jo vetëm Shqipërinë, por edhe disa prej shteteve më të fuqishme në botë, e kjo për një sërë arsyesh.

Çela tha se argumenti që Shqipëria prodhon më tepër energji nga çfarë harxhon, është i pavërtetë, pasi Shqipëria është vend që shet energji, por edhe importon në momentin kur vendi përballet me mungesën e rreshjeve.

Pjesë nga deklarata e Çelës në emisionin “Open”:

Më ze gjumi me ato që thotë Basha. Dua të sqaroj diçka. Duhet të biem dakord që ka një krizë globale, botërore. Vende shumë më të fuqishme se Shqipëria, po përjetojnë krizë energjitike. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote. Arsyet janë shpjeguar por unë mund edhe t’i përsëris. Parqet e mëdha të prodhimit të energjisë kanë prodhuar 10 herë më pak. Politika për taksën e karbonit, mbyllja e centraleve nukleare dhe masa të tjera, si dhe kërkesa pas pandemisë për rilançim të ekonomisë botërore, një impiant i përpunimit të gazit në Siberi u dogj në gusht. Pra janë një sërë faktorësh të pasjes më pak energji në treg. Deri para një jave, vetëm me kufizimet që kishte në Kinë, por sot po shohim rritje çmimesh në shtete të tjera.

Kam dëgjuar përralla nga të gjithë, që Shqipëria nuk ka lidhje me këtë sepse Shqipëria prodhon. Ne prodhojmë në dimër, por kjo nuk do të thotë që…rreshjet, nuk të garantojnë 6 mujorin e dytë në prodhim. Çdo vit kemi importuar. Kur vjen periudha e vjeshtës, nëse rifillojnë rreshjet, ne importojmë. OSHEE do të importojë 1.3 milion tera, 1 tera do të thotë 1 milion megavat.