Kompania e licencimit të muzikës, PPL ka publikuar një listë me këngëtaret më të dëgjuara në shekullin 21, në Britaninë e Madhe.

Sipas kësaj renditjeje, Pink është dëgjuar më shumë se Adele, Beyonce, Rihanna, Lady Gaga dhe Katy Perry.

Në listën mes 20 artisteve femra më të dëgjuara janë edhe dy këngëtaret nga Shqipëria, Dua Lipa e Rita Ora. Dua radhitet e 14-ta, duke lënë pas këngëtaret e famshme si Christina Aguilera e Ariana Grande, ndërsa Rita është këngëtarja e 19-të më e dëgjuara në Britani të Madhe.

Kjo është lista e plotë:

  1. Pink
  2. Madonna
  3. Katy Perry
  4. Rihanna
  5. Lady Gaga
  6. Adele
  7. Beyonce
  8. Kylie Minogue
  9. Little Mix
  10. Whitney Houston
  11. Taylor Swift
  12. Sugababes
  13. Kelly Clarkson
  14. Dua Lipa
  15. Ellie Goulding
  16. Christina Aguilera
  17. Diana Ross
  18. Jess Glynne
  19. Rita Ora
  20. Ariana Grande