Një deputete në parlamentin e Austrisë ka humbur ndjenjat gjatë seancës së jashtëzakonshme ku diskutohej për krizën politike pas dorëheqjes së kancelarit Sebastian Kurz.

Anëtares së Partisë Social Demokratike të Austrisë (SPO) të opozitës, Eva Maria Holzleitner, i ra të fikët teksa ishte në foltore duke mbajtur falim.

Holzleitner u rrëzua përtokë, ndërsa kolegët e saj nxituan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë