10. Eden Hazard – Shuma Neto $100milion

Lojtari i Chelsea dhe Real Madrid, është futbollisti i dhjetë nga më të pasurit në botë për vitin 2021, me nje shumë të deklaruar neto prej $100 milion.

9. Mesut Ozil – Shuma Neto $120 milion

Kontrata e Mesut Ozil me klubin sportiv anglez Arsenal vitet e kaluara e ka ndihmuar atë të jetë njëri nga futbollistët e listës.
Pas shumave marramëndëse gjatë ditëve të tij në Real Madrid dhe Arsenal, Ozil ka bërë edhe më shumë para duke ҫuar shumën e tij neto në $120 milion.

8. Andres Iniesta – Shuma Neto $123 Milion

Legjenda e Barcelonës dhe mjeshtri i mësfushës Andres Iniesta ka bërë rreth 131 dalje dhe 13 gola të shënuara për Spanjën.
Iniesta momentalisht luan për klubin japonez Visel Kobe, por para Messit ka qënë kapiten i skuadrës të Barcelonës.
Gjatë karrierës të tij në Barcelonë, Iniesta fitonte një rrogë prej $240,000 në javë, ose rreth $11.5 milion në vit.
Pasi u largua nga Barcelona për Visel Kobe, Iniesta filloi të fitonte rreth $600,000 në javë, gjë që e ka bërë një ndër futbollistët më të pasur në botë për 2021.

7. Paul Pogba – Shuma Neto $125Milion

Pogba është një nga futbollistët të famshëm në botë, lojtar mesfushor i Manchester United në Premier League dhe në skuadrën kombëtare franceze.
Ai ishte një nga lojtarët më të shtrenjtë në botë kur la Juventusin për Manchester United për €105 milion.
Paga e tij javore në Manchester United është mbi £290,000.
Pogba ka në pronësi makina të bukura dhe të shtrenjta duke përfshirë Mercedes GLS 4X4, Lamborghini Aventador, Audi RS6 Power R, Rolls-Royce Wraith, Bently Flying Spur, Maserati Quattroporte, Ferrari 812 Superfast dhe të tjera.

6. Gareth Bale – Shuma Neto $150 Milion

Gareth Bale është një futbollist profesionist i cili luan për Tottenham Hotspur në Premier League Angleze pas një karriere të gjatë në Real Madrid. Ai është gjithashtu i njohur si një nga futbollistët më të shpejtë në botë.
Gareth Bale u bashkua me gjigandin Real Madrid në 2013 për një pagë prej £85.3 million
Në 2020, Gareth Bale nënshkroi një kontratë me Tottenham me një vlerë prej mbi 10 million euro në vit.
Bashkëpunime të tjera përfshirë ato me Adidas, EA Sports, Lucozade, BT Sport, Nissan Motor, Konami dhe Foot Locker i sigurojnë atij edhe më shumë se kaq.

5. Zlatan Ibrahimovic – Shuma Neto $195 Milion

Ibrahimovic është një futbollist suedez i cili momentalisht luan për klubin italian AC Milan.
Ibrahimovic ka luajtur gjithashtu edhe për klube të tjera në Europë përfshirë, Ajax, Juventus, Inter Milan, Barcelona, Paris-Saint German, AC Milan dhe Manchester United.
Momentalisht, ai ka një pagë vjetore prej €3.5 milion. Por bashkëpunimet me marka të njohura si Nike, Microsoft Xbox, Nivea, Samsung dhe Volvo i sjellin mbi $10 milion në vit.
Ibrahimovic ka tre shtepi luksoze në Suedi me vlerë mbi $14 million dhe makina shumë të shtrenjta si Ferrari Enzo, Lamborghini Gallardo, Audi S8, Maserati Gran Turismo dhe Volvo C30 T5.

4. Neymar Jr – Shuma Neto $200 Milion

Edhe pse shumë i ri, futbollisti brazilian Neymar Jr është një ndër më të pasurit në botë për 2021.
Neymar momentalisht luan për klubin francez Paris-Saint German dhe është klasifikuar si një ndër më të talentuarit në botë.
Sipas listave të fundit të Forbes, ai është futbollisti i gjashtë më i paguar në botë 2021 me një shumë prej $95.0 Milion.

$70.5 milion nga paga e tij kurse $25 milion vijnë nga bashkëpunimet. Edhe eksperiencat e tij të kaluara në Barcelona dhe PSG kanë ndikuar në shtimin e të ardhurave të tij duke e bërë një nga lojtarët më të pasur për 2021.

3. Cristiano Ronaldo – Shuma Neto $500 Milion

Ronaldo është një nga futbollistët më të dekoruar në botë i cili ka luajtur për klubet më të mira sportive europiane, përfshirë Sporting CP, Manchester United, Real Madrid dhe së fundmi Juventus në Serie A.
Sipas Forbes, në 2021 Cristiano Ronaldo është klasifikuar si futbollisti i 3 më i pasur pas Lionel Messi, me një shumë vjetore prej $120 milion.
Pasuria e tij u shtua sidomos pas marrjes të 5 ҫmimeve Ballon d’Or, Lojtari i vitit sipas FIFA, etj.
Paga e tij në Juventus në 2021 është pak a shumë $663,000 në javë.

2. Lionel Messi – Shuma Neto $600 Milion
Lionel Messi është gjithashtu një nga futbollistët më të dekoruar në botë. Stili i tij i të lujaturit na kujton atë të Diego Maradonës.
Ai ka 151 kupa nga Argjentina, me 76 gola të shënuar. Bahkëpunimet me brande të ndryshme si Gatorade, Adidas, Huawei, Lay’s, Mastercard, Pepsi, Hawkers Gatorade dhe Ooredoo kanë qënë shtysë për ta bërë një nga futbollistët më të pasur për 2021.

Messi ka një shtëpi në Barcelonë me vlerë prej $1.5 milion. Gjithashtu ai ka në pronësi shumë makina të shtrenjta si Ferrari 335 S Spider Scaglietti, Maserati GranTurismo MC Stradal, Audi R8 Spyder, Maserati GranTurismo S, Lexus RX 450h, Range Rover Vogue etj.

1. Faiq Bolkiah – Shuma Neto $20 Bilion

Faiq Bolkiah vjen nga familja mbretërore e Brunei. Faiq Bolkiah është aktualisht mesfushor në skuadrën portugeze, Maritimo.

Në sajë të pasionit për futbollin ai i është dedikuar plotësisht për karrierën e tij. Në fillimet e tij ka luajtur edhe për skuadra të ndryshme angleze si Chelsea, Reading dhe Arsenal.

Ne 2020 ai u transferua në skuadrën portugeze Maritimo. Faiq drejton skuadrën kombëtare të Brunei dhe ka bërë 5 dalje për shtetin e tij me një gol të shënuar.