Buxhetimi me pjesëmarrje konsiderohet si një detyrim transparence I bashkive me qytetarët, duke diskutuar me këta të fundit nevojat dhe prioritetet në investime. Bashkia Korçë ka mbyllur dje këto takime në një lloj ballafaqimi me një grup qytetarësh në Korçë.

‘Mbyllëm dje takimet për buxhetimin me pjesëmarrje në qytetin e Korçës.
Diskutuam lidhur me projektet e realizuar deri më tani, paketën fiskale dhe projektet për vitin 2022.

Ndamë së bashku me banorët nevojat për ndërhyrje infrastrukturore, projekte dhe investime të tjera në vazhdim’ njofton bashkia e Korçës që më parë I ka zhvilluar këto takime edhe në qendrat e Njësive të saj Administrative.