Një 21-vjeçar nga Fieri ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv mesditën e sotme. I riu ishte shtruar në këtë spital prej ditës së mërkurë me hemoglobinë të ulët dhe simptoma të rënda të COVID.

Në momentin e testimit tamponi i tij ka rezultuar negativ, por gjithsesi gjendja e tij është përkeqësuar. Ai ishte futur në intubim dy ditë më parë, por gjendja i tij është rënduar edhe si pasojë e sëmundjes së talasemisë, duke bërë që 21-vjeçari të ndërrojë jetë.