Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbërriti në Shkodër për të ndjekur takimin Vllaznisë dhe Prishtinës në basketboll, liga e përbashkët, informon Noa.al. Para se të futet në pallatin e sportit ai dha një deklaratë për mediat.

Kurti: Sporti jep mesazhe bashkimi. Është kënaqësi që jam në Shkodër dhe kjo që do shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak së ndeshje e më shumë se lojë.

I pyetur nëse është një mesazh bashkimi ai u shpreh se ‘populli është para politikës, kështu që ne politikanët le të ndjekim vullnetin e popullit’.

Kurti ka refuzuar të flasë për zgjedhjet pasi ai u shpreh se jemi në heshtje zgjedhore dhe se janë qytetarët që do flasin nesër.