Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ. Ndërkohë dhjetëra studentë në universitetin e Vlorës, ‘Isamil Qemali’, nuk janë lejuar që të futen në auditorë, kjo pasi nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës antikovid si dhe nuk kanë një test PCR ku vërtetojnë që nuk janë të infektuar me koronavirus.

Studentët e Elbasanit, disa prej tyre të pavaksinuar i janë drejtuar auditorëve me shpresën se do të mund të futen në mësim edhe pa plotësuar kushtin kryesor.