Domosdoshmëria e një modeli të ri edukimi, pas pasojave dramatike të pandemisë në sistemin arsimor botëror është thelbi i paktit edukativ global, iniciuar nga Papa Francesku, i cili e ka cilësuar “katastrofë edukative”. Sekretari i Kongregatës për edukimin katolik, Vatikan thotë se qëllimi është që të ketë një bashkëpunim mes institucioneve dhe shoqërisë.

“Thebi kryesor është që të ndërtojmë së bashku një ekosistem edukativ tërësor, të hapur, fleksibël e në zhvillim të vazhdueshëm që të synojmë formimin e gjithanshëm të fëmijëve. Kjo realizohet në ndërveprim mes familjes, shkollës dhe shoqërisë.”

Ky mesazh përçohet edhe në Shqipëri, permes Komitetit të Edukimit Katolik të Shqipërisë, i cili pas konferencës ndërkombëtare, do të vazhdojë të zbatohet edhe në rrathë më të vegjël lokal me shkolla në qytet dhe fshat.

Sociologu Gjergj Sinani Model i ri kulturor duhet të nisë në shkollë, ku roli i saj nuk duhet të jetë vetem informues, por edukues.

Në tryezën e parë të rrumbullakët, që iu përgjigjet thirrjes së Papa Franceskut, morën pjesë  drejtues të institucioneve mësimore, kulturore, prind, fëmijë dhe adoleshentë.  Papa në mesazhin e tij ka nënvizuar faktin se 10 milion fëmijë mund të detyrohen të lënë shkollën, për shkak të krizës ekonomike shkaktuar nga koronavirusi.  Si dhe më se 250 milion fëmijë janë përjashtuar nga çdo lloj veprimtarie formuese. Kjo sipas atit të shejtë e bën të domosdoshëm paktin edukativ global.