Bie hipoteza e masakrës me shigjeta në Norvegji. Policia njoftoi të hënën se pesë personat në Kongsberg pranë Oslos të mërkurën e kaluar dhe tre të tjerë që mbetën të plagosur janë goditur me mjete prerëse, por jo shigjeta.

Policia raportoi se viktimat ishin qëlluar me shigjeta, pasi kamerat e sigurisë kishin fiksuar një person me në hark mbi supe. Nga hetimet është mësuar se harku është përdorur për të goditur njerëzit, por autori e ka hedhur atë para se t’i vriste më pas nga afër.

“Kur i akuzuari mbërrin në Hyttegata, ai nuk ka harkun me vete. Në Hyttegata pesë personat janë vrarë me armë të ftohtë. Disa brenda shtëpive të tyre, të tjerë në hapësirat publike”, tha policia norvegjeze.

Policia ka sekuestruar disa armë prerëse, mes të cilave edhe kama, që dyshohet se janë përdorur në këtë sulm. Gjithsesi, do të jetë ekspertiza e plotë që do të përcaktojë versionin përfundimtar se me çfarë u vranë 5 persona dhe u plagosën rëndë tre të tjerë.

Autori i sulmit, 37-vjeçari Espen Andersen Braathen, shtetas danez i konvertuar në islam u arrestua menjëherë. Ai pranoi autorësinë e vrasjeve, ndërsa në të shkuarën ishte mbajtur katër javë në burg për shfaqje radikale. Aktualisht ai mbahet në një spital për të sëmurët mendorë.