Ali Harbi Ali, 25 vjeç, po mbahet nga policia nën dyshimin për vrasjen e deputetit veteran konservator me 17 goditje thike, ndërsa takohej me zgjedhësit e tij në Southend West të premten pasdite.

Besohet se terroristi i dyshuar islamik mund të ketë zgjedhur viktimën e tij të supozuar rastësisht.

Babai i tij Harbi Ali Kullane dikur shërbente si doktor për kryeministrin e Somalisë para se të largohej nga vendi për në Londër, pak para se djali i tij i madh Ali të lindte në Southwark në 1996. Duke qenë familje e respektuar dhe myslimanë të moderuar ata i lejuan fëmijët e tyre të ndiqnin shkollën fillore të në Kishë.

Por djali i tij u fut në një qendër të deradikalizimit pasi një mësues vuri re pikëpamjet e tij ekstremiste të paktën pesë vjet më parë pasi u bë një “tifoz i madh” i predikuesit të urrejtjes Anjem Choudary – dhe kjo mund të shpjegojë pse ai është i ndarë nga prindërit e tij sot.

Harbi Ali Kullane vetë përbuz terroristët, kështu që do të ishte e vështirë të imagjinohet se si djali i tij është radikalizuar kaq shumë.

Megjithatë gjatë viteve të shkollës ai ka qenë i shkëlqyer me notat dhe të gjithë mësuesit e lavdëronin, prandaj ishte e habitshme mënyra se si ai u radikalizua.