Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit më të ri “Rust”, ku aktori Alec Baldëin vrau aksidentalisht një grua nga grupi i xhirimit dhe plagosi regjisorin dhe skenaristin e filmit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë shkrepjes së armës në xhirim aktori vrau drejtoreshën e fotografisë me një armë mbështetëse dhe plagosi regjisorin Joel Souz.

Drejtoresha e fotografisë Haileen Hutchins, 42 vjeç, dhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u qëlluan kur ai shtiu me një armë mbështetëse të përdorur nga aktori dhe producenti Alec Baldëin, 68 vjeç,”thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.