Ishin të lidhur por u ndanë para pak muajsh. Komentet pë çiftin e show-bizzit kanë vazhduar.

Aktualisht aktori i humorit është brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ai ka vendosur që të flasë si asnjëherë më parë për lidhjen e dashurisë me moderatoren.

Donaldi zbuloi se lidhja e tyre kishte zgjatur 2 vite e gjysme dhe i kishin dhënë fund pak muaj më parë. Madje ai bëri edhe deklaratën e fortë se “Bora ishte femra që ka dashur më shumë në jetë”.

Nga ana tjetër, që kur nisi transmetimi i “Big Brother VIP”, publiku po priste një raport të tensionuar midis ish-it të Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe shoqes së saj të ngushtë, Semi Jaupajt.

Por Semi dhe Donaldi ruajnë marrëdhënie të mira dhe kanë shfaqur afrimitet shoqëror me njëri-tjetrin në këtë reality show. E pavarësisht kësaj, publiku dhe jo vetëm aludoi se mes tyre mund të lindte diçka më shumë se miqësi.

Herë pas here Semi ka bërë të ditur se aktorin e humorit e sheh vetëm si shok, duke hedhur poshtë gjithë dyshimet. Mirëpo zërat nuk kanë ndërmend që të ndalen dhe një reagim për këtë ka dhe vetë Bora.

Kjo e fundit bëri ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruante se dyshja kanë një raport shoqëror mes tyre dhe ata i shikon vetëm si mbështetje mes njëri-tjetrit.

Duket se Bora nuk do ta lërë me kaq pasi do të hyjë sonte në shtëpinë e “BBV”. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e “Top Channel” në “Instagram”, ku thuhet se sonte do të ketë një hyrje të papritur, pikërisht atë të moderatores.

“Në shtëpinë e “Big Brother Vip” loja bëhet gjithmonë e më e ashpër dhe një ndër të nominuarit do të lërë shtëpinë. Kush mes Palomës, Kledit, Semit, Ardit dhe Kledit do të largohet? Sonte një hyrje e papritur Bora Zemani, çfarë do të ndodhi?”, thuhet në promon e spektaklit të ditës së sotme në “Big Brother Vip”.

Tashmë të gjithë jemi gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë do të ndodhë duke patur parasysh gjithë situatën e krijuar gjatë kësaj periudhe.