Ditën e hënë në stadiumin “Air Albania”, ora 19:45, do të luhet derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon. Tirana-Partizani do të ndeshën mes tyre, në një sfidë që 3 pikët vlejnë më shumë për krenarinë e klubeve.

Qeveria ka lejuar hapjen më 30% të stadiumit për këtë ndeshje, që do të thotë afërsisht 22.000 mijë tifozë, duke mos iu përgjigjur kërkesës së Tiranës për hapjen e plotë të stadiumit, siç ishte për ndeshjen e kombëtares kundër Polonisë.

Mendohet se shkak që Ministria nuk i përgjigjet kërkesës së Tiranës, janë studentët, të cilët ministria i ka detyruar të vaksinohen për të qenë prezent në auditorë, në të kundërt nuk do lejohen.

Një hapje në masë të madhe të stadiumit për derbin do të sillte një revoltë të mundshme nga ana e studentëve për qëndrimin e Qeverisë me dy standarte, dhe për këtë nuk ka një pranim të kërkesës deri në këto momente.