Biznesmeni Nazmi Çangu ka rrëfyer tmerrin dhe dhunën e grabitësve, të cilët pasi e goditën duke e gjakosur i morën edhe një shumë të konsiderueshme lekësh dhe bizhuterish. Por si ndodhi ngjarja? Biznesmeni tregoi hap pas hapi për të gjithë kronologjinë e grabitjes.

Automatikun ma vendosën në kokë, më shtypën tre veta. Kam punuar në Krujë, Kavajë, Rinas, Kamëz. Kam bërë edhe një kërkesë leje arme para 8-9 muajsh për të mbajtur pistoletë dhe ka 8-9 muaj që nuk më kthejnë përgjigje për armën e vogël. Por nuk po mi japin. Dhe kjo dyshoj.. Dy i kam, një shotgun dhe një çifte, i morën grabitësit mbrëmë” tha ai.

Më pas ai tregoi si i morën lekët duke i çmontuar kasafortën. “Në një qese pata lënë nja 8 mijë euro 20-çe. Ranë çelësat dhe i kapën dhe i thanë njëri tjetrit “i gjetëm çelësat” dhe u turrën te kasaforta, e sakatuan, morën cfarë gjetën brenda. Kisha dollarë kanadezë, euro, lekë, nuk di më shumë dhe vlerën fikse se jam në biznes. Kam lokale, bujqësi, pemëtore me ullinj.