Një shqiptar ka habitur policinë italiane në qytetin ku banon.

Jeta e tij me gruan duket një ferr për të. Madje ai ka zgjedhur më mirë burgun se sa të qëndrojë në një shtëpi me bashkëshorten.

Gjykata e kishte lënë ‘arrest shtëpie’, një shqiptar 30-vjeçar, por ai kishte vendosur që të shkojë në kazermën e karabinierëve dhe u kërkuar që ta fusin në qeli.

‘Jeta me grua është e pamundur’, u ka thënë ai karabinierëve, duke kërkuar që të futet në qeli. 30-vjeçari i njohur për policinë, pasi kishte kryer disa krime të vogla, u ka kërkuar karabinierëve të Guidonia Montecelio në rajonin e Lacios që të shkonte në burg.

Ai u ka thënë karabinierëve që bashkëjetesa me gruan e tij ishte e pamundur tani dhe më mirë të vuante dënimin në burg se sa në shtëpi.

Në këto kushte, karabinierët e kanë arrestuar 30-vjeçarin shqiptar me akuzën e ‘arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit’ dhe kanë njoftuar policinë e burgjeve, të cilët e kanë dërguar në qeli.