“Botë, na ndihmo, le t’i japim një të ardhme më të mirë”, tha nëna e Mustafait, një fëmije 5-vjeçar sirian i lindur pa duar dhe këmbë, i përjetësuar duke buzëqeshur me të atin, i gjymtuar në njërën këmbë, në një pozë që simbolizon tragjeditë e konfliktit në Siri. Fotografia e artistit turk Mehmet Aslan, fitoi çmimet ndërkombëtare të fotografisë në Siena (Sipa) 2021.

“Ne jemi përpjekur ta ndihmojmë djalin me trajtime për vite me radhë, ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë atij një jetë më të mirë,” tha zonja Zeinab për The Ëashington Post. Keqformimi i fëmijës është pasojë e përdorjes së medikamenteve nga nëna. Babai i tij ka humbur këmbën pas shpërthimit të një bombe.

Fotoja u zgjodh nga juria mes mijëra imazheve të dorëzuara nga fotografë nga 163 vende.

“Është e dhimbshme të duhet të komentosh një foto për një tragjedi që nuk ka përfunduar: luftën në Siri. Ajo pozë po bën xhiron e botës, por ne shpresojmë që kjo foto të zgjojë ndërgjegjen e liderëve botërorë”. Këtë e thotë Andrea Iacomini, zëdhënës i Unicef ​​Italia për ANSA.