Policia ka reaguar pas denoncimit të bërë nga një qytetar i cili pretendonte se ishte dhunuar barbarisht nga efektivët e policisë së Lushnjës. Përmes një njoftimi zyrtar policia sqaron se shtetasi Amarildo Hoxha ka kërcënuar me jetë efektivët e policisë dhe se po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje. Një grup pune do të dërgohet në komisariatin e Policisë së Lushnjes me qëllim verifikimin e denoncimit të qytetarit për dhunën barbare të ushtruar nga efektivët e Lushnjes. Ndër të tjera, në njoftimin e uniformave blu thuhet se do të nisë hetim disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës.

Më shumë nga biseda me doktor Xhihan Abazoviç :