Blerim Gjeladini i kompanisë Terra për analizimin e të dhënave online ka deklaruar mbrëmjen e sotme se momentalisht Sali Berisha është në kryesimin e listës së politikanëve shqiptarë më të pëlqyer.

Sipas Gjeladinit, Berisha ka kaluar aktualisht edhe kryeministrin Rama. Gjeladini më tej deklaroi se Berisha ka më shumë mbështetje të grave dhe të rinjve, ndërsa Basha ka më shumë mbështetje të moshës 51 deri 60 vjeç.Kukësi dhe qytetet e veriut pëlqejnë më shumë ish-Kryeministrin, ndërsa Gjirokastra, Korça dhe Vlora pëlqejnë më shumë Bashën.

Pjesë nga biseda:

Blerim Gjeladini: Hera e parë në histori që Sali Berisha ishte në Top List e kaloi dhe kryeministrin Rama me pëlqime.

Fevziu: Prandaj ka filluar Rama lëviz? Se i ikën vëmendja. Tani do fillojë të zihet prapë në Facebook.

Blerim Gjeladini: Basha rezulton 36.2% ndërsa Berisha 63.8%. Këta janë individë që kanë bërë reagime vetëm në PD. Nga matjet që kemi bërë kemi dhe të lëkundur. Si mbështetje gjinore, Berisha ka mbështetjen më të madhe nga femrat. Basha ka mbështetjen e madhe të moshës së madhe, 51 deri 60 vjeç. Berisha ka kryesisht beqarët, të rinjtë. Ndërsa Basha ka gratë.

Më shumë nga biseda me doktor Xhihan Abazoviç :