U “çlirua” Korça

Sipas fonogramit pa datë të muajit qershor 1944 të komandës së vendit Vithkuq, ushtarë gjermanë “pothuaj s’duken fare në qytet” dhe se “ku kanë shkuar nuk dihet”.

Për të “çliruar” Korçën, kanë marrë pjesë forcat e brigadave 2 dhe 9 dhe një batalion i Brigadës së 20. Si edhe në raste të tjera, kontradiktat në informacion janë të shumta. Nuk del ndonjë qëllim i ushtrisë gjermane për të qëndruar në Korçë kur po tërhiqej nga gjithë Ballkani. Në këto “luftime” në një vend thuhet se është vrarë një partizan e në një vend tjetër dy.

Gjithë ajo betejë me tre brigada nuk kishte humbje. Në historikun e Brigadës së 2-të thuhet se nuk kishin pasur asnjë humbje dhe se ishin zënë 4 mitraloza të rëndë dhe 5 topa, një ndër të cilët në gjendje të fare të mirë. Për jashtë Korçës përmenden dy partizanë të vrarë. Gëzuar “çlirimin” e Korçës tani se ashtu e do puna.

Bashkëlidhur fotoja e një partizani duke parakaluar në Korçë më 24.10.1944. Mirë që nuk ka pasur gjermanë aty dhe kanë qëlluar si dinin ata.

Më shumë nga biseda me doktor Xhihan Abazoviç :