Një djalë në moshë të re ka marrë plagë në trup mbrëmjen e sotme pasi humbi kontrollin e mjetit me të cilin po lëvizte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, raporton noa.al.

Policia tha se shtetasi E. K., rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz”, të cilin drejtonte.

Për pasojë, ai ka dalë nga rruga dhe ka marrë plagë të ndryshme. I riu u dërgua në urgjencë dhe ndodhet aktualisht në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga biseda me doktor Xhihan Abazoviç :