Korçë – Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për shkak se ka përplasur një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

I arrestuari raportohet se është I. Dh., 38 vjeç, banues në Korçë. Ky person duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” ka përplasur këmbësoren L.B 18 vjeç. në fshatin Sheqeras, Maliq dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 18-vjeçarja pas mjekimit në Spital u largua në banesë.