Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas informacioneve, një makinë tip “BMW” ka rënë nga një lartësi pasi ka çarë barrierën dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Leons Imeri, 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.