Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, sfidoi Kreun e Programit të Ushqimit të OKB-së pasi tha se 2% e pasurisë së tij mund të zgjidhte përfundimisht problemin me urinë në botë.

“Provoni se 6 miliardë dollarë mund t’i japin fund urisë dhe unë do ta bëj,” shkroi CEO i Tesla në llogarinë e tij në Twitter.

Ky dialog filloi kur David Beasley, drejtor i Programit të Ushqimit të OKB-së dha një intervistë në CNN ku tha se miliarderët si Musk dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, mund të zgjidhin problemin global të urisë duke dhënë një pjesë të vogël të pasurisë së tyre, raporhet.

Vetëm 6 miliardë dollarë mund të parandalojnë vdekjen e 42 milionë njerëzve, tha ai, duke përsëritur thirrjen e tyre për miliarderët përmes Twitter.

Madje ai iu drejtua personalisht Musk-ut duke i kërkuar ndihmën e tij.

“Nëse Programi Botëror i Ushqimit mund të përshkruajë në përgjigje të këtij postimi në Tëitter se si 6 miliardë dollarë mund të zhdukin urinë globale, unë do të shes aksionet e Tesla tani dhe do ta bëj këtë,” shkroi Musk në llogarinë e tij.