Artisti iranian Ahad Saadi pikturoi gruan e ëndrrave vite më parë pas kërkesës të nënës së tij për t’u martuar. “Unë dua dikë të tillë“, tha ai pasi përfundoi portretin, të cilin më pas vendosi ta përfshijë në ekspozitën që organizoi në vitin 2009. Artistja e shquar iraniane Parisa Karamnezhad gjithashtu mori pjesë në ekspozitë.

Karamnezhad mahniti shumë njerëz në sallë, veçanërisht Saadiun, për ngjashmërinë e madhe me portretin. Saadi, i cili ra në dashuri me shikim të parë arriti ta bënte për vete Karamnezhad. Duke e kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, e cila nisi një vit e gjysmë pas ekspozitës, dyshja treguan historitë e tyre të jashtëzakonshme të dashurisë.“Një ditë doja të vizatoja një portret të një gruaje. E realizova duke menduar se si do të ishte një grua që buron vërtet nga shpirti im. Ndonjëherë nëna ime pyeste gjithashtu: ‘Ahad, a ke një shoqe?’ Por unë besoja shumë në dashuri, një dashuri të vërtetë, një dashuri të bukur. Ndërsa po pikturoja këtë portret, nëna ime erdhi në punishte, ‘Ahad, çfarë vajze e bukur, çfarë po bën?’ Dhe unë thashë: ‘Dua një vajzë të tillë. Unë i thashë: “Të jenë sytë e saj, kështu le të jenë flokët”. Dhe nëna ime tha: ‘Ajo është kthyer në një vajzë shumë të bukur, Zoti i dhashtë jetën, është e jotja’. Kështu, kjo pikturë u nënshkrua me këtë fjali.”, ka rrëfyer artisti.