Foltorja e radhës e liderit demokrat Sali Berisha është Kamza.

Në fjalën e tij mes të tjerash ai nënvizoi se ‘nisma e tij e quajtur “foltore” do të arrijë të rrëzojë qeverinë, duke ngritur edhe njëherë në këmbë Shqipërinë’.

Berisha tha se nisma e tij, të cilës iu referua si “uragani i shpresës”, “do të përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin dhe do ta përmbysë atë”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Këtë herë uragani i shpresës do të përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin dhe do ta përmbysë atë, do të ngrejë edhe njëherë Shqipërinë në këmbë. Ne qëndrojmë fuqishëm prapa një kauze që është kauza themelore e lirisë, e qytetarit që do të jetojë me nder dhe dinjitet. Është kauza e qytetarëve që kuptojnë dhe besojnë se pa pluralizëm të vërtetë politik nuk ka liri.