Udhëheqësi i sindikatës së mjekëve në Mbretërinë e Bashkuar ka akuzuar ministrat e Mbretërisë së Bashkuar për “neglizhencë të qëllimshme” pasi përjashtuan zbatimin e “Planit B” kundër koronavirusit.

Chaand Nagpaul tha që njerëzit duhet të marrin vaksinën përforcuese kundër Covid-19 si dhe të mbajnë maska kudo, pasi ai paralajmëron se rastet mund të arrijnë në 100,000 në ditë. Por ai thekson se qeveria nuk do ta zbatojë strategjinë e saj të “Planit B” aktualisht, megjithëse sipas tij është koha për ta bërë.

Strategjia e koronavirusit për vjeshtën dhe dimrin në Angli përfshin “Planin B” si një masë emergjence. Kjo përfshin mbajtje maske në disa mjedise, futjen e certifikatës së detyrueshme të vaksinimit kundër COVID dhe që t’u kërkojnë njerëzve që të punojnë nga shtëpia.

Kryetar i Shoqatës Mjekësore Britanike, tha: “Si mjekë që punojmë në vijën e parë te COVID, mund të themi se koha është tani. Së shpejti mund të shohim 100,000 raste në ditë dhe tani kemi të njëjtin numër të vdekjeve javore nga Covid siç kishim gjatë muajit mars, kur vendi ishte në izolim. Prandaj është jashtëzakonisht shqetësuese që ai nuk është i gatshëm të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të shpëtuar jetë. Është neglizhencë e qëllimshme e qeverisë së që të mos ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm për të reduktuar përhapjen e infeksionit, siç është mbajtja e detyrueshme e maskave, distanca fizike dhe kërkesat e ventilimit në mjedise me rrezik të lartë, veçanërisht në hapësirat e brendshme të mbushura me njerëz”, shtoi Nagpaul.

Më shumë nga reportazhi i News1 .al në Beograd :