Para mbledhjes së kryesisë, kreu i PD Lulzim Basha ka dhënë një mesazh të prerë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një prononcim për mediet, Basha është shprehur se koha e Berishës ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale”, tha Basha.

Duke e quajtur Berishën një tub oskigjeni për kryeministrin Edi Rama, referuar këtu “Foltoreve”, kreu demokrat tha se është i vendosur që ta presë atë tub, ndërsa nënvizon se PD ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci. Sipas kryedemokratit, problemi më i “madh i qytetarëve shqiptarë sot është regjimi i Edi Ramës”.