Një aksident me 3 të plagosur ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë.

Policia njofton se rreth orës 22:55, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin kamion tip “Volvo” i cili ishte i parkuar. Si pasojë është lënduar një grua dhe 2 të mitur pasagjerë në mjetin tip “Benz”. Të 3 ndodhen në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën

Shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin kamion tip “Volvo”, i cili ishte i parkuar dhe për pasojë kanë marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy të mitur, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.