Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve ka dhënë informacion në lidhje me situatën e Covid në institucionet e vuajtjes së dënimit, e më konkretisht në burgun e Drenovës.

Sipas tyre një i burgosur 30 vjeçar, është konstatuar dje, dt.7.11.2021, nga stafi mjekësor, me temperaturë dhe simptoma të KOVID. Jo në gjendje të rënduar, është nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë, për një përkujdesje më profesionale.

Tre të burgosur kanë qenë të prekur më herët nga KOVID, por janë negativizuar dhe vazhdojnë rutinën ditore.

Deri tani, asnjë i burgosur tjetër, nuk ka shfaqur simptoma të infeksionit, megjithatë veprimet janë kufizuar dhe po bashkëpunohet ngushtësisht me strukturat epidemiologjike për të pasur nën kontroll situatën dhe çdo nevojë të të dënuarve.