Një bandë që transportonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në drejtim të Italisë është shkatërruar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit që nisi në vitin 2019, u arrestuan 10 persona, me origjinë italiane dhe shqiptare.

Ata vepronin në qytetet Macerata, Alessandria, Verona, Mantua, Reggio Emilia dhe Modena. Gjatë kësaj kohe në vëzhgim kanë qenë shumë personazhe, vende kyçe dhe shtete.

Në krye të bandës ishin 2 shqiptarë, që banonin në Holandë, raporton noa.al duke cituar Verona Sera. Ata kërkonin ndihmën e bashkëkombësve të tyre në Itali për shpërndarjen e kokainës. Gjatë hetimeve të zgjatura janë sekuestruar në total 7.5 kg kokainë, mbi 93 bimë narkotike dhe mbi 10 mijë euro.

Gjithashtu mes sekuestrimeve ka edhe 6 prona, pesë automjete e motoçikleta si dhe 22 llogari bankare vlera e së cilave përllogaritet diku te 850 mijë euro.