Prokuroria e Tiranes njoftoi se fiks një vit pas arrestimit të pronarit, sekuestrimin e disa pasurive me vlerë miliona euro të Dritan Betit 50-vjeç, i cili rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burg.

Prokuroria e akuzon se e ka vendosur pasurinë përmes veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike duke pastruar në Shqipëri paratë nga aktiviteti kriminal në Itali.

Mes shumë pasurive të sekuestruara në Tiranë, prokuroria njoftoi se është edhe lokali “Old Bazaar” që ndodhet në rrugën “Qemal Stafa” në njësinë bashkiake nr. 8 në Tiranë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë deklaron se vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin por dhe për raste të tjera me qellim kryerjen e veprimeve të duhura në hetimin e veprave penale qe lidhen me pastrimin e parave dhe zbatimin e ligjit Antimafia.

Pasuritë që i janë sekuestruar Dritan Betit:
Truall 83.78 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë
Apartament 66.60m2 në rrugën “Vëllezërit Huta” Tiranë
Apartament 125.67 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë
Apartament 93.70 mln në Tiranë
Palestër dhe dyqan në Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranë
Bar kafe “Old Bazaar” në rrugën “Qemal Stafa” në Njësinë n.8 në Tiranë