Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur deklaratave të PD në lidhje me 15 mandatet e ofruara ndaj tyre.

Ajo shkruan në “Facebook” se nuk kanë ofruar 15 mandate për të garuar në një listë të përbashkët, duke i cilësuar deklaratat e Gazment Bardhit, si një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.