Sa më shumë rritet baza shkencore për produktet me ngrohje, aq më shumë shtohen edhe ekspertët e shëndetit publik të cilët vlerësojnë potencialin e madh të këtyre produkteve për reduktimin e dëmit.

Një ndër risitë më premtuese në fushën e reduktimit të dëmit të cigares për të rriturit janë produktet me ngrohje. Duke ngrohur, jo djegur fijen e duhanit, çlirohet aerosol i cili përcjell nikotinë, shije duhani dhe nivele shumë më të ulëta të përbërësve të dëmshëm në krahasim me ata që gjenden brenda cigares.

Në vitet e fundit, produktet me ngrohje kanë treguar se janë tejmase efektive për të rriturit që duan të largohen nga cigaret duke kaluar në produkte të cilat mund të përbëjnë risk shumë më të ulët. Mundësia që ofrojnë për të ndihmuar lënien e cigares së bashku me mungesën e joshjes që kanë këto produkte për njerëzit që nuk pinë cigare, do të thotë se produktet me ngrohje kanë potencial të lartë për të ndihmuar reduktimin e dëmit të cigares.

Më poshtë, një përmbledhje e gjetjeve të fundit nga një sërë agjencish dhe entesh të shëndetit publik pasi janë njohur me bazën shkencore për produktet me ngrohje.

Nëntor 2017

Instituti Japonez i Shëndetit Publik publikon një studim që krahason përqendrimet e disa përbërësve të dëmshëm (katran, monoksid karboni dhe nitrosamina specifike) në aerosol dhe filtrin e një sistemi me ngrohje, me ato të cigares. Ndërsa nivelet e nikotinës janë të krahasueshme, përqendrimet e përbërësve toksikë ishin – sipas studiuesve – 80% më të ulëta dhe monoksidi i karbonit 99% më i ulët se ato të cigareve.

Dhjetor 2017

Me kërkesë të Departamentit të Shëndetit dhe Shëndetit Publik në Angli, Komiteti i Mbretërisë së Bashkuar për Toksicitetin publikon një vlerësim të riskut të produkteve me ngrohje në krahasim me cigaret. Edhe pse sidoqoftë jo fare pa risk, në krahasim me cigaret, produktet me ngrohje janë më pak të dëmshme, ishte përfundimi i vlerësimit.

Maj 2018

Instituti Federal për Vlerësimin e Rrezikut (BfR) në Gjermani publikon një studim mbi aerosolin e produkteve me ngrohje në krahasim me tymin e cigareve, duke gjetur ulje të toksikantëve të zgjedhur mes 80-99%. Ky publikim tregon se reduktimet e konsiderueshme në nivelet e toksinave mund të reduktojnë ekspozimin ndaj riskut, gjë për të cilën BfR deklaroi se mund të konsiderohet si një “përfitim diskret” në krahasim me cigaret.

Qershor 2018

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Koresë së Jugut (KFDA) (e njohur tani si Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave) lëshon një deklaratë pas përfundimit të testeve për tre produkte me ngrohje. Rezultatet konfirmuan se nivelet e nëntë përbërësve të dëmshëm ose potencialisht të dëmshëm në aerosolin e këtyre produkteve ishin mesatarisht 90% më të ulëta në krahasim me nivelet në tymin e pesë markave kryesore të cigareve në Korenë e Jugut.

Qershor 2020

Për të kuptuar ndikimet mbi shëndetin e njerëzve që kalojnë në produkte me ngrohje, në krahasim me ata që vazhdojnë të pinë cigare, instituti kërkimor holandez, Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) publikon një studim mbi ekspozimet kumulative ndaj tetë kancerogjenëve në secilin produkt.

Ata zbuluan se produktet me ngrohje kanë ekspozim 10 deri në 25 herë më të ulët ndaj kancerogjenëve të zgjedhur për studimin, në krahasim me cigaret.

Korrik 2020

Pasi u shqyrtua një bazë e gjerë kërkimore, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi IQOS si një “produkt duhani me risk të modifikuar” (MRTP), duke lejuar që komercializimi të përfshijë deklaratat e mëposhtme:

Që sistemi “ngroh duhanin, por nuk e djeg atë”

Se “zvogëlon ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme”

Dhe së fundi, “studimet shkencore kanë treguar se kalimi i plotë nga cigaret e zakonshme në sistem zvogëlon ndjeshëm ekspozimin e trupit ndaj kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme.”