Digjet ‘Benz’-i në Mborje, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.

Policia njofton se duke gdhirë dita e sotme, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.