Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar banesat familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit në Vaqarr.

Banesat e dorëzuara sot, janë blloku i parë rezidencial, i banesave për familjet që mbetën pa strehë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi në kthesë transformimi e zonave të prekura më fort.