Frikë në aeroportin e Atlantës. Të shtëna me armë në Aeroportin e Atlantës/ Gjithë pasagjerët të shtrirë në tokë, ka të plagosur Autoritetet po kërkojnë për një person të armatosur që u largua kur arma e tij u shkrep aksidentalisht brenda Aeroportit të Atlanta Hartsfield-Jackson , duke mbjellë terror tek udhëtarët që filluan të vrapojnë në pistë. Tre persona pësuan lëndime jo të rënda për jetën pas të shtënave në orën 13:30 me orën lokale në pikën e kontrollit të aeroportit, tha në një deklaratë Agjencia e Sigurisë së Transportit (TSA).

Rreth dy orë më vonë fluturimet rifilluan, tha administrata e aeroportit në një postim në Tëitter. Më poshtë shihni pamjet se si pasagjerët shtrihen në tokë, pas të shtënave me armë. Autori i ngjarjes, u identifikua nga policia. Ai është Kenny Wells . Ky i fundit akuzohet për armëmbajtje pa leje si dhe akuza për plagosjen e disa personave padashje.