OBSH-ja është shprehur e shqetësuar në lidhje me situatën e kohëve të fundit nga Covid-19 në Evropë.

Në një deklaratë për mediat drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge iu bëri thirrje vendeve evropiane të ndërmarrin sa më shpejt masa për shmangur një përkeqësim të mundshëm të situatës.

Sipas Kluge, nëse nuk merren masa urgjente, 500 mijë persona mund të humbasin jetën deri në mars nga kovidi në kontinentin e vjetër.

Prej javësh, shumë vende të Evropës po regjistrojnë shifra të larta infektimesh që nuk janë parë asnjëherë që nga nisja e pandemisë.

Sipas Kluge, janë disa faktorë që kanë ndikuar në këtë situatë, përfshirë vaksinimin e pamjaftueshëm, sezonin e dimrit dhe dominimin rajonal të variantit Delta.