Një debat është zhvilluar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes dy konkurrenteve Einxhel dhe Monikës. “Vëllai i Madh” i ka ndarë banorët në çifte të cilët do të duhet të debatojnë për tema të përzgjedhura rastësisht.

Lojën e nisi Monika dhe Donaldi të cilët diskutuan për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri.

Banorët shpallën si më bindëse argumentat e Donaldit, gjë që nxiti reagimin e Monikës.

Në debat e sipër Einxhel i ka kujtuar Monikës që ajo ka justifikuar përdhunimin e vajzave dhe se është shprehur se fajin e ka minifundi.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Duhet të kishe dhënë argumenta më bindëse

Monika: Çfarë arguemtash të jap unë moj, boll gra dhe vajza po vriten. Ai më mori mua shembullin e Amerikës

Einxhel: Nuk po justifikon njeri përdhunimet e vajzave. Edhe atë ditë që e kam hapur unë këtë bisedë ti ishe kundër duke thënë që fajin e ka minifundi. Ti ke justifikuar përdhunimin e vajzave.