Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Golem të Lushnjes, ku një 13-vjeçar vendosi t’i japë fund jetës dukë u vetëvarë. Prindërit e minorenit e gjetën trupin e pajetë të varur me litar në dhomën e tij.

Gjatë kësaj të diele, shokët e klasës ishin në shkollë për të vendosur aty buqetën e lamtumirës. Ata thonë varësia ndaj rrjetit social TikTok e shtynë atë drejt vetëflijimit.

“Janë të rrezikshme, na sjellin dëme, mund të vrasim veten. Bëjmë video, ka raste që bëjmë. Edhe ai ka hedhur shumë video, video të ndryshme,”- thotë njëri prej tyre.

“E marrim si program për tu argëtuar,”- shton një vajzë.

“Ka bërë video, i ka parë në Tik-Tok,”- tha një djalë më tej.

“Shumë i mbyllur ishte si djalë, nuk ishte përfshirë në ndonjë ngatërresë”, tha një fqinj.

Ndërkohë pritet të dalin detaje rreth vetëvrasjes së adoleshentit nga dëshmitë e mësuesve dhe shokëve të tij.